Futboll
Rritja e lojtarëve të Kosovës, sipas Transfermark
Në vitin e kaluar, më 2018, Kosova vlente vetëm 29,65 milionë euro
Magazina e njohur Transfermarkt është e specializuar në analizën që i bën vlerës së futbollistëve në tregun e transferimeve. Dhe, kombëtarja me ngritjen më të madhe në dy vjetët e fundit është Kosova, duke arritur rritje prej gati trefish.
Në vitin 2017 lojtari më i shtrenjtë i Kosovës vlerësohej Donis Avdiaj me 3 milionë. Ndër më të shtrenjtit ishin edhe Valon Berisha me 2,5, Milot Rashica me 2 dhe Alban Meha me 1,8.
Por, gjërat kanë ndryshuar drastikisht prej asaj kohe. Vlera e lojtarëve të Kosovës është rritur në përmasa të jashtëzakonshme dhe tanimë Kosova nuk është në mesin e kombëtareve me vlerën më të vogël në Evropë, shkruan Periskopi.
Në vitin e kaluar, më 2018, Kosova vlente vetëm 29,65 milionë euro. Ndërkaq, sivjet vlera e Kosovës është hiç më pak se 74,03 milionë. Kjo nënkupton se Kosova është rritur për mbi 44 milionë euro brenda një viti.
Dy lojtarët me rritjen më të madhe janë Vedat Muriqi i Fenerbahçes, që e ka kapur tashmë 8 milionëshin dhe Milot Rashica i Werderit që ka arritur në 20 milionë euro, raporton Periskopi.
Rritje të vlerës kanë pasur edhe Bersant Celina, Idriz Voca, Amir Rrahmani, Florent Muslija e Benjamin Kololli.
Ndryshe, Kosova luan të hënën kundër Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe një fitore eventuale do ta mbante në lojë për vendin e dytë që çon direkt në Euro 2020, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














