Maqedonia
Rritje e bashkëpunimit mes Maqedonisë me kantonin zviceran Tiçino
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Renata Treneska-Deskoska, e shoqëruar nga ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, kanë pritur për vizitë kryetarin e këshillit shtetëror dhe drejtorin për arsim dhe kulturë të kantonit zviceran Tiçino, Manuele Bertoli.
Bertoli, duke u falënderuar për takimin, theksoi se prania e tij në Maqedoni është me qëllim që ta promovojë kantonin Tiçino, si dhe ta manifestojë gatishmërinë për bashkëpunimin në kantonin me qeverinë e Maqedonisë, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Ai, mes tjerash, ka theksuar se të dyja palët kanë shumë tema të përbashkëta në të cilat mund të realizojnë bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen, duke e vënë theksin në praktikat për përmirësim të sistemit arsimor para së gjithash, përcjell albinfo.ch.
Ministrja Treneska-Deskoska ka theksuar përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë për ta ndërlidhur sistemin arsimor me sektorin e biznesit, për përmirësim të arsimit, ndërkaq njëkohësisht edhe të tregut të punës.
Bertoli dhe Ademi gjatë takimit këmbyen informata për rëndësinë e diasporës së Maqedonisë në Zvicër.
Ata u dakorduan se në diasporë ka potencial për të qenë partner kyç në këmbimin e ideve edhe për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e arsimit edhe në zhvillimin e ekonomisë vendore.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













