Kosova
Rruga Kaçanik – Hani i Elezit do të hapet së shpejti
Haradinaj: "Tashmë po punohet me dy ndërrime dhe se rruga për banorët dhe bizneset do të hapet gjatë këtij muaji”
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që të angazhohet në lirimin e segmentit Kaçanik – Hani i Elezit.
“U njoftova nga ministri Lekaj që për të evituar dheun e rrëshqitur në këtë rrugë, tashmë po punohet me dy ndërrime dhe se rruga për banorët dhe bizneset do të hapet gjatë këtij muaji”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri ka kërkuar angazhim dhe seriozitet nga anëtarët e kabinetit qeveritar që kanë obligime për përgatitjen e shpalljes së Zonës së lirë ekonomike amerikane, në mënyrë që kjo të përfundojë në kohë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












