Lajme

Rusi-Ukrainë: Konferenca e paqes mund të zhvillohet në Gjenevë

Siç raportojnë mediat zvicerane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut të tij zviceran Ignazio Cassis që të mbajë një konferencë paqeje në Gjenevë për të arritur një armëpushim me Rusinë, njofton albinfo.ch.

Mbledhja e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, e planifikuar në Gjenevë për sot dhe të martën, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, do të ishte një mundësi për bisedime paqeje.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) nuk konfirmoi raportet e shtypit për takimin e paqes, por si Cassis ashtu edhe Zelensky postuan në Twitter se folën me njëri-tjetrin gjatë fundjavës. /Albinfo.ch