Lajme
Rusia akuzohet se krijoi artificialisht krizën energjetike
Moska është vënë në qendër të kritikave se ka krijuar artificialisht krizën energjitike për ta përdorur si justifikim.
Teksa ka folur përmes një videoje në Forumin e 17 Strategjik në Bled të Sllovenisë, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se çmimet e larta të gazit, pezullimi i shpërndarjes së gazit dhe grurit u krijuan artificialisht nga Rusia.
Zelensky paralajmëroi se asnjë vend evropian nuk është i sigurt nga Rusia, pasi që propaganda ruse është e gatshme të shkatërrojë gjithçka ukrainase.
“Propaganda ruse thotë se populli ukrainas nuk ekziston. Ndërsa ne po luftojmë këtë agresion, ne po mbrojmë Evropën. Ata vrasin civilë, gra dhe fëmijë. Ata po shkatërrojnë blloqet dhe qytetet tona. Rusët kanë krijuar kampe filtrimi që i ndajnë fëmijët nga prindërit dhe i adoptojnë ilegalisht në Rusi”, tha Zelensky, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, përveç propagandës fajtorë janë edhe ata që heshtin për gjithçka që po ndodh.
“Asnjë nga vendet tuaja nuk është i sigurt nga këta kriminelë lufte që kanë duar të përgjakur dhe pastaj vijnë te ju si turistë. Terrori rus është diçka që na ndjek të gjithëve, përfshirë të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian. Nëse nuk luftojmë kundër këtij terrori, ne në fakt e mbështesim atë”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një embargo të plotë kundër Rusisë, si dhe për furnizimin e Ukrainës me armë dhe municione.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











