Lajme
Rusia kërcënon Suedinë e Finlandën nëse anëtarësohen në NATO
Pas sulmeve ushtarake në Ukrainë, Rusia ka filluar të kërcënojë edhe shtete të tjera – kësaj radhe Finlandën dhe Suedinë.
Gjatë një konference për media të mbajtur në Kremlin, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, ka folur për situatën në Ukrainë – duke mos u ndalur së kërcënuari, transmeton Telegrafi.
Ajo kërcënoi hapur se Rusia do të reagojë nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.
Zakharova theksoi se të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë miratuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër.
Sipas Zakharovës, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, që kryesisht është aleancë ushtarake – do të mund të kishte pasoja të rënda ushtarake, por edhe politike./Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj Të qenit në gjendje të flasësh një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës është një domosdoshmëri për... -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën -
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike













