Bota
Rusia për herë të parë me ligj kundër dhunës në familje
Arsyeja e dhënë për miratimin e këtij ligji thuhet të jetë: “Ruajtja e traditës së autoritetit prindëror”.
36 000 gra vuajnë dhunën e përditshme bashkëshortore fizike në Rusi. 26.000 fëmijë janë të abuzuar nga prindërit e tyre dhe 40% e krimeve të rënda janë të kryera brenda një konteksti familjar. Megjithatë, këtë të enjte, më 12 janar, parlamentarët rusë miratuan, pothuajse unanimisht, një ligj për dekriminalizimin e dhunës në familje.
Arsyet e dhëna nga deputetët: “Ruajtja e traditës së autoritetit prindëror”, njofton albinfo.ch.
Në origjinë të këtij propozimi, Yelena Mizulina, një figurë në ngritje në skenën politike ruse, deputete ultrakonservatore dhe kryetare e Komisionit për familjen dhe çështjet e grave. “Ju nuk doni që njerëzit të jenë të burgosur për dy vjet dhe të etiketohen si kriminelë për pjesën tjetër të jetës së tyre për një shuplakë”, kështu ka filluar të mbrojë projektin e saj.
Argumentet kanë arritur qëllimin e saj, me që 368 deputetë nga 370 kanë miratuar në leximin e parë tërheqjen nga Kodi penal rus akuzat për dhunë në familje, njofton albinfo.ch.
“Në kulturën e familjes tradicionale, marrëdhëniet prind-fëmijë janë të ndërtuara në autoritetin e pushtetit të prindërve (…) Ligjet duhet të mbështesin këtë traditë të familjes”, thekson Yelena Mizulina, sipas gazetës “Terrafemina”.
Në korrik të vitit 2016 ,Vladimir Putin, ka dekriminalizuar tashmë dhunën në familje, kur nuk ka asnjë shenjë dëmtimi. Ose legalizimin e logjikës: “Nuk shihet, nuk kapet”.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











