Bota
Rusia thotë se i dha qasje SHBA-së te “spiuni” i dyshuar
Rusia tha se u ka lejuar Shteteve të Bashkuara qasje konsullore te shtetasi amerikan, Paul Whelan, i cili është arrestuar të premten në Moskë, nën dyshimet për spiunim.
Ministria e Jashtme ruse tha se zyrtarët konsullorë janë lejuar të shohin Whelan të mërkurën pasdite.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dalë ende me komente, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se do që të dijë më shumë për akuzat me të cilat përballet Whelan.
“Nëse paraburgimi i tij nuk është i përshtatshëm, ne do të kërkojmë kthimin e tij të menjëhershëm”, ka thënë Pompeo.
Rusia thotë se Whelan është “kapur duke spiunuar në Moskë”, por familja e tij thotë se ai ka qenë në Rusi për të marrë pjesë në një dasmë.
Whelan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burgim nëse gjykohet në Rusi dhe gjendet fajtor për spiunim.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













