Maqedonia
Si do të votojnë qytetarët e infektuar me koronavirus në Maqedoni
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut kanë nisur sot, ndërsa do të zgjasin për 3 ditë me radhë. Është parashikuar që edhe personat e infektuar me Covid-19, që nuk është numër i vogël, në fakt, në shtetin fqinj të votojnë pavarësisht se ndodhen në vetizolim, përcjell albinfo.ch.
Në masa të përcaktuara në protokollin e autoriteteve shëndetësore në vend, këta persona do të kenë mundësinë të paraqiten pranë qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë e radhës.
Nga 770 kërkesa që janë paraqitur për të votuar, ditën e sotme do të lejohen të votojnë 716 persona, ndërkohë që nesër do të hedhin votën e tyre në kuti 8852 qytetarë që janë të sëmurë kronikë dhe rrezikohen nga koronavirusi.
Në ditën vijuese, përkatësisht të mërkurën e ardhshme, është rundi final, kur pjesa tjetër e popullsisë së Maqedonisë së Veriut do të votojë për qeverinë e ardhshme.
Ndërkohë, vlen të theksohet se për herë të parë në historinë e vendit, nga BDI e Ali Ahmetit është shpallur kandidati shqiptar për kryeministër, ndërsa partitë shqiptare edhe në këto zgjedhje nuk janë të unifikuara.
Përderisa partitë maqedonase që marrin edhe shumicën e votive janë të ndara në bindjet e tyre politike dhe se koalicioni mes tyre është praktikisht i pamundur, shqiptarët kanë luajtur pothuajse gjithmonë rol vendimtar në formimin e qeverive, por këtë radhë, shpallja e kandidatit për kryeministër nga BDI do të thotë se vendi mund të përballet me një tjetër ngërç politik, pasi asnjëra palë nuk pritet të sigurojë votat për ta formuar e vetme qeverinë.
Fushata e elektorale në vendin fqinj ka qenë e qetë na rrafshin e tubimeve, pasi kanë qenë të reduktuara dhe me protokoll sigurie, ndërsa politika zien nga përgjimet e fundit që kanë dalë nga telefoni i ish-kryeministrit Zoran Zaev, ku dëgjohet të denigrojë shqiptarët, por edhe të kritikojë perëndimorët. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet














