Koronavirusi: çast pas çasti
Sa do të kushtojë vaksina kundër Covid-19
Disa kompani farmaceutike kanë bërë përparime, megjithatë ende nuk kanë një datë për vaksinën kundër koronavirusit
Koronavirusi ka marrë shumë jetë në botë. Derisa nuk ka vaksinë dhe ilaçe, respektimi i masave mbetet arma më e fortë për të luftuar këtë virus.
Shumë kompani janë duke testuar vaksinën kundër koronavirusit, por pavarësisht se ka përparime, ende nuk ka një datë se kur ajo mund të përdoret nga njerëzit dhe sa është e sigurtë, përcjell albinfo.ch.
Bashkimi Evropian duket se nuk është i interesuar të sigurojë vaksina të mundshme ndaj COVID-19, përmes programit global “Covax”, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, me arsyetimin, se po kalon në një proces tepër të ngadaltë, e mbi të gjitha me kosto tepër të lartë, raporton Reuters.
OBSH-ja pritet që të nxjerrë në shitje vaksinën për një shifër diku tek 40 dollarë, ndërsa BE-ja po tenton që të gjej në treg shifër më të lirë.
Për këtë arsye ajo ka nisur bisedimet me një sërë kompanish farmaceutike, ku mund të përmendim: Moderna, Sanofi, BioNTech dhe CureVac. Veç kostos, vonesa e zbulimit të vaksinës ka bërë që BE të mendojë një zgjidhje alternative.
Sipas një zyrtari të lartë, drejtuesit e Bashkimit Evropian, kanë kërkuar që vaksina të jetë zbuluar më së largu në fund të këtij viti, ndërsa kjo mundësi duket se nuk plotësohet nga “COVAX”, thuhet në lajmin e Reuters.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër














