Kuriozitete
Sa duhet të punojnë gratë për të mos rënë në depresion
Gratë që punojnë gjatë ditëve të pushimit rrezikohen rreth 4.6 për qind më shumë të vuajnë nga depresioni në krahasim me ato që punojnë vetëm gjatë ditëve të javës
Gratë të cilat punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen të preken nga depresioni, sipas një studimi të kryer së fundmi i cili tregon gjithashtu se e njëjta gjë vlen edhe për burrat.
Në këtë studim në të cilin u intervistuan rreth 20,000 të rritur dhe që u publikua në gazetën “BMJ Epidemiology & Community Health”, u zbulua se gratë që punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen 7.3 herë më shumë të vuajnë nga depresioni në krahasim me gratë që punojnë nga 35-40 orë në javë.
Gratë që punojnë gjatë ditëve të pushimit rrezikohen rreth 4.6 për qind më shumë të vuajnë nga depresioni në krahasim me ato që punojnë vetëm gjatë ditëve të javës, transmeton ‘monitor’.
Ndërsa burrat që punojnë gjatë ditëve të pushimit rrezikohen rreth 3.4 për qind më shumë se burrat që punojnë vetëm gjatë ditëve të javës, përcjell albinfo.ch.
Shkaqet që çojnë në përfundime të tilla janë të shumta, por sipas Gill Weston, profesore doktore në Universitetin e Londrës, gratë që punojnë edhe gjatë fundjavave punojnë në sektorin e shërbimit dhe përballen me një nivel më të lartë stresi, që duke i shtuar edhe nivelin e ulët të pagës, përbëjnë elementët kryesorë që i shkaktojnë këtyre personave një niveli më të lartë depresioni.
Studimi zbuloi gjithashtu se gratë të cilat bëheshin nëna kishin tendencë të punonin më pak orë sesa ato që nuk kishin fëmijë. Ndërsa e kundërta ndodhte tek burrat që bëheshin me fëmijë, të cilët punonin më shumë sesa ata që nuk kishin fëmijë.
Simptomat depresive në këtë studim u nxorën duke i bërë të anketuarve një pyetësor me pyetje të përgjithshme rreth shëndetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih













