Maqedonia
Sa është e rëndësishme Diaspora për Maqedoninë e Veriut?
Vendosja e një bashkëpunimi institucional mes shtetit dhe diasporës është synimi i strategjisë së re shtetërore dhe planit të veprimit, të miratuar në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Ministri për Diasporën, Edmond Ademi theksoi se strategjia bazohet në katër shtylla; duke filluar nga ajo politike, juridike dhe konsullore që ka të bëjë me lehtësimin e procedurave administrative për dokumentet e udhëtimit. Shtylla e dytë është ekonomike kurse pas saj vjen bashkëpunimi në arsim dhe kulturë. Ademi tha se strategjia do t’i japë fund ndarjes dhe partizimit të diasporës, raporton “Alsat”.
“Ajo që ne pretendojmë dhe duam përmes kësaj strategjie është që përmes analizave dhe modeleve që kanë shtetet tjera, të shohim dhe të krijojmë një model në kuptimin e asaj se si një përqindje e vogël e atyre remitancave të shfrytëzohen për investim lokal këtu. Republika e Maqedonisë së Veriut ka shumë kuadër cilësor dhe shkencor në diasporë dhe vendosja e bashkëpunimit me këtë diasporë ka rëndësi të jashtëzakonshme. Mund të konsiderohen dy aspekte; e para i referohet përfitimit të përfaqësuesve të diasporës shkencore ku do të përfshijmë angazhime të ndryshme të këtyre shkencëtarëve, profesor vizitues, hulumtues, etj, dhe aspekti i dytë i referohet bashkëpunimit institucionet të institucioneve akademike vendase dhe institucioneve të jashtme ku punojnë përfaqësues të diasporës shkencore”, tha Edmond Ademi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën