Kuriozitete

Sa është i sigurt investimi në kriptomonedha?

Prodhimi tradicional i parave bëhet përmes bankës qendrore të çdo shteti që emeton para bazuar në ekuilibra ekonomikë. Prodhimi i parave ka kosto të ulët, e njëkohësisht ai lejon bankat të kontrollojnë sasinë e hedhur në qarkullim për të ruajtur stabilitetin ekonomik te shtetit. Me kriptomonedhat çështja qëndron ndryshe.

Për mbështetësit e koncpetit të kësaj monedhe virtuale, Bitcoin dhe kriptomonedhat në tërësi, shihen si një investim i sigurt, deri në momentin që publiku, ku individi, investitori, është i mirëinformuar për investimin që do të bëjë. Sipas tyre, është ligji që duhet të jetë garant i investitorëve për mbrojtje dhe siguri.

Por sa e siguron këtë vetë sistemi?

“Nëse i referohemi protokollit blockchainit, është gati e pamundur për t’u bërë kjo gjë (sulmet kibernetike), sepse i bie që të kishin në zotërim gati 50 për qind të kompjuterave dhe 50 për qind e kompjuterëve është shumë e lartë dhe e papërballueshme. Përvec kësaj, shpërblimet që jepen duke prodhuar kriptot, pra minatorët, kanë stimuj që ato në fakt të ngelen te pjesa e minimit të monedhës sesa të sulmojnë protokollin. Bitcoin ose kriptomonedhat janë në krahasim me exchanget online janë 2 gjëra komplet të ndryshme”, shprehet Nertila Bardhi, Crypto Analyst dhe këshilluese biznesi.

Madje, ka nga ata që e konsiderojnë rrjetin e mirëfilltë të prodhimit të kriptomonedhave më të sigurt se edhe vetë serverat e Bankave Qendrore.

“Ju siguroj që siguria e blockchaineve, e kriptovalutave nga siguria kibernetike po flas është shumë herë më e lartë sesa siguria e rrjeteve të financës tradicionale”, shton Bardhi.

Kriptomonedhat janë ideuar si para nga krijuesit e tyre, edhe pose të një lloji tjetër, virtual. Pra ato krijohen me qëllimin kryesor për t’u përdorur në transaksione për blerjen e mallrave dhe shërbimeve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, aktualisht niveli i përdorimit të kriptomonedhave në transaksione është i ulët.

Përdorimi i kriptomonedhave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve realizohet nëpërmjet dy formave: Nëpermjet transferimit direkt të vlerave, ku blerësi duke përdorur portofolin e kriptomonedhave që zotëron, ndërvepron me bllokun çka bën të mundur që të dërgojë kriptomonedhë tek shitësi.

Kjo metodë përdoret atëherë kur shitësi e pranon pagesën me kriptomonedhë. Ndërsa në rastet kur shitësi nuk pranon të paguhet direkt me kriptomonedha, atëherë mund të paguhet nëpërmjet përdorimit të kartave të debitit mbështetur mbi kriptomonedha. Blerësi kryen pagesë me kartë njëlloj si me kartat bankare.

Ekspertët e financave e shohin më gjerë këtë risi në tregun monetar. Sipas tyre përhapja me shpejtësi e lajmit se “Bitcoin të bën të pasur”, po i hap rrugë edhe një tjetër fenomeni të të ri, ndikimit në ekonominë familjare.

“Duhet të bëjmë shumë kujdes. Shumë kujdes sepse në kohët kur ka paqartësi, në kohët kur ka pasiguri, në kohët kur ka frikë për të ardhmen, është koha më e mirë që skemat piramidale të vijnë si kërpurdhat para shiut. Jemi nën një moment që ka një reagim ndaj këtyre që ne i quajmë investime euforike. Sepse Bitcoin vetë nuk ka ndonjë lloj vlere, akoma nuk është e testuar se çfarë vlere ka”, thotë ish-minitri i Financave, Malaj.

Bota e blokchain dhe kriptovalutave eshte relativisht e re, gjithnje e me shume te rinj po i bashkohen kesaj industrie ku vec imagjinata eshte limiti. Edhe në vendin tonë, përhapja e njohurive për birtcoin apo kriptomonedhat, ka filluar relativisht herët dhe nga një grup i limituar individësh. Sot ata janë mbështetësit e ecjes para të këtij investimi, por të rregulluar me ligj.

Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë, fillimisht interesi publik për Bitcoin ishte i vakët, por me kalimin e kohës numri i transaksioneve elektronike të kryera në monedhën dixhitale Bitcoin u rrit ndjeshëm. Në fund të vitit 2011, numri i transfertave të konfirmuara nuk ishte më tepër se 5-6 mijë transaksione në ditë. Ndërsa në 2018 numri i transfertave të kryera nëpërmjet Bitcoin është luhatur në 200-400 mijë transaksione në ditë.

Gjatë të njëjtës periudhë, vlera e këtyre transfertave të kryera arriti në rreth 1 – 4 miliardë USD në ditë. Vlera e të ardhurave që përfitojnë agjentët privatë që mirëmbajnë infrastrukturën e Bitcoin nga kryerja e këtyre transfertave arrin në rreth 20-40 milionë USD në ditë. Kriptomonedhat janë sot tema e diskutimit në çdo tryezë të bankave nëpër botë.

A po rrezikon Bitcoin paranë tradicionale?

Ekonomia botërore duket se po mbizotërohet nga paraja virtuale. Me miratimin e ligjit edhe Shqipëria duket se nuk do mbetet pas. Ajo që i mungon vendit tonë, për të çuar përpara ose jo, implementimin e një ligji të tillë, është pikë së pari liçensimi i rrjeteve të mirëfillta të prodhimit të kriptomonedhave. Një gjë e tillë, do të shmangte humbjet e mëdha dhe abuzimet. Përhapja në masë e prodhimit të kriptovalutave, besueshmëria që është krijuarmbi to, është një rrezik potencial që po e shtyn dëshirn për t’u pasuruar shpejt në paligjshmëri.