Kosova
Sa i refuzon vizat Ambasada e Zvicrës në Prishtinë?
Sipas zyrtarëve të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, rreth 20 për qind të kërkesave për pajisje me vizë vitin e kaluar i kanë refuzuar
Derisa Bashkimi Evropian vazhdon ta zvarrisë liberalizimin e vizave për kosovarët, qytetarët po ankohen se së fundmi edhe ambasadat e shteteve evropiane e kanë shtrënguar dhënien e vizave për ta, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Njëra nga ambasadat, e cila ka kërkesa të shumta nga qytetarët e Kosovës për t’u pajisur me vizë është ajo e Zvicrës.
Kjo Ambasadë ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se vitin e kaluar ka pranuar 33 mijë kërkesa për t’u pajisur për vizë zvicerane, por edhe me vizë austriake, franceze, belge, holandeze dhe nga Luksemburgu, pasi edhe për këto të fundit jepen viza në këtë Ambasadë, përcjell albinfo.ch.
Sipas zyrtarëve të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, rreth 20 për qind të kërkesave për pajisje me vizë vitin e kaluar i kanë refuzuar.
“Ambasada e Zvicrës përpunon deri në 200 aplikacione për viza në ditë. Shkalla e refuzimit është rreth 18%. Ne nuk kemi statistika për arsyet e refuzimit. Vitin e kaluar kjo Ambasadë ka proceduar 33000 kërkesa për vizë (për Zvicrën, Francën, Austrinë, Belgjikën, Luksemburgun, Holandën)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës dhënë “Zërit”.
Duke mos i komentuar arsyet e refuzimit të vizave zyrtarë të Ambasadës së Zvicrës kanë theksuar se aktualisht pritja për një termin për dorëzimin e dokumenteve në Ambasadën e Zvicrës është deri në fund të muajit prill.
“Aktualisht pritja për një termin për dorëzimin e dokumenteve në Ambasadën e Zvicrës është deri në fund të muajit prill. Ne nuk kemi statistika për arsyet e refuzimit dhe ne nuk jemi në gjendje të komentojmë raste specifike lidhur me zgjatjen e vlefshmërisë së vizës”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











