Shqipëria

Sa jetojnë shqiptarët?

Ndërsa sipas të dhënave kombëtare, jetëgjatësia në Shqipëri ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77,0 vjeç për meshkujt

Shqiptarët jetojnë më pak se mesatarja e BE, por jetëgjatësia është rritur me ritme të shpejta dekadat e fundit duke iu afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar.

Sipas të dhënave të Eurostat me 2016 jetëgjatësia në Evropë për gratë ishte mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt.

Ndërsa sipas të dhënave kombëtare, jetëgjatësia në Shqipëri ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77,0 vjeç për meshkujt, shkruan ‘monitor’.

Ndër 10 rajonet me nivelin me të lartë të jetëgjatësisë për gratë në BE, gjashtë rajone ishin në Spanjë, tri në Francë dhe një në Itali, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër, ndër 10 rajonet me nivelin më të lartë të jetëgjatësisë për burrat, një rajon ishte në Spanjë, shtatë rajone ishin në Itali dhe dy në Mbretërinë e Bashkuar.

Boshllëqet më të mëdha gjinore në jetëgjatësi për janë gjetur në shtetet baltike. Gratë në Lituani jetojnë 10 vjet më shumë se burrat.

Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri si në vitet 1960, ku ndotja dhe mungesa e sigurisë ushqimore nuk kanë qenë në këtë masë se sa sot, shqiptarët janë bërë më jetëgjatë.

Edhe pse disa sëmundje me natyre kancerogjene janë shtuar, për disa të tjera duket se, mjekësia ka përparuar duke e rritur jetëgjatësinë e shqiptarëve në një gjysmë shekulli me 15.8 vjet.

Në vitin 1961 jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vjet, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vjet.