Futboll
Sa ka gjasa Shqipëria të fitojë Evropianin, sipas “Opta”
Superkompjuteri jep vetëm 0.8% shanse që kuqezinjtë të arrijnë në finale dhe 3.2% për të shkuar deri në gjysmëfinale
Shqipëria po përgatitet për eksperiencën e dytë në finalet e një Evropiani.
Kuqezinjtë ndodhen në grupin e “ferrit” së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Skuadra e Sylvinhos do tentojë që të bëjë surprizën e madhe, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Opta” ka analizuar mundësitë e 24 skuadrave që marrin pjesë në Euro2024, duke nxjerrë falë superkompjuterit edhe mundësitë e secilit ekip, transmeton albinfo.ch.
Sipas “Opta”, mundësitë e Shqipërisë për të fituar Euro2024 janë vetëm 0.2%, duke qenë ekipi i parafundit sa i takon shanseve për sukses.
Superkompjuteri jep vetëm 0.8% shanse që kuqezinjtë të arrijnë në finale dhe 3.2% për të shkuar deri në gjysmëfinale.
Sa i takon mundësive në grup, Shqipëria ka përqindje më të lartë për të dalë e katërta sipas “Opta”, teksa simulimi kompjuterik i jep 56,4%, vendi i tretë llogaritet, 25,7%, vendi i dytë 12,3% dhe ai i pari në grup vetë, 5,6%.
Shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%, ndërsa përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale.
Llogaritë nga “Opta” janë realizuar përmes një programi të sofistikuar të dhënash, që ka simuluar 10 mijë herë gjithë turneun dhe janë përcaktuar përqindjet e çdo varianti të mundshëm të përfundimit të tij.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme












