Lajme
Sa kushtojnë medaljet e arta?
Lojërat Olimpike janë kulmi i suksesit dhe shpërblimit për çdo atlet, veçanërisht nëse pjesëmarrja kombinohet me një medalje ari. Megjithatë, përtej kënaqësisë morale dhe njohjes, vlera e medaljes së artë është me interes të madh.
Medaljet e arta të fituara nga atletët e Lojërave Olimpike, në realitet nuk janë ar i pastër, pavarësisht ngjyrës që kanë.
Një medalje e artë olimpike është bërë prej 92.2% argjendi. Ari që ka është vetëm 6 gramë. Ndryshe nga argjendi dhe bronzi, të cilët janë të dy plotësisht të ngurtë në metalet e tyre përkatëse.
Por sa kushton medalja e artë?
Kostoja e një medalje ari në Lojërat e fundit Olimpike në Tokio në vitin 2020 arriti në rreth 640 euro. Argjendi kishte një çmim rreth 350 euro, ndërsa bronzi vetëm 7 euro. Sipas NBC Sports, ka variacion në çmimin e medaljes së artë, pasi mund të arrijë deri në 775 euro.
Medaljet në Lojërat Olimpike të Parisit të këtij viti nuk janë vetëm të frymëzuara nga Kulla Eifel, por secila përmban një pjesë autentike të monumentit ikonë të shekullit të 19-të.
Çdo olimpist do të marrë një copë hekuri autentik nga Kulla Eifel e vendosur në zemër të medaljes së tyre. Secila nga 5084 medaljet që do të jepen në ngjarjen kryesore botërore mban një gjashtëkëndësh të hekurt nga Kulla Eifel, ndërsa logoja “Paris 2024” dominon.
Në anën e djathtë janë gdhendur figurat e Athinës, Hyjneshës së Fitores, Stadiumi Panathenaik dhe Akropoli, siç kërkohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), por “Paris 2024” mori leje të veçantë për t’u riprodhuar në medalje dhe Kulla Eifel. Në të njëjtën kohë, disiplina për të cilën jepet medalja shkruhet në “buzë” të medaljes
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













