Shqipëria
Sa leje qëndrimi fituan shqiptarët në vendet e BE-së
Tashmë edhe Gjermania është një nga vendet kryesore për sa i përket lëshimit të lejeve të qëndrimit për shqiptarët
Rreth 52 mijë leje qëndrimi për herë të parë janë dhënë për shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2017.
Eurostat ka publikuar të dhënat mbi lëvizjen e njerëzve në vendet anëtare, ku Shqipëria renditet e 14-ta në botë për sa i përket numrit të lartë të lejeve të qëndrimit të lëshuara.
Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për herë të parë janë dhënë nga Italia me 19,565, Greqia me 16,468.
Tashmë edhe Gjermania është një nga vendet kryesore për sa i përket lëshimit të lejeve të qëndrimit për shqiptarët, transmeton Monitor.
Kështu gjatë 2017-s u dhanë mbi 6100 lejë për shqiptarët. Mbretëria e Bashkuar ndjek listën e 5 vendeve kryesore më 3273 leje dhe Franca me 1918 leje, përcjell albinfo.ch.
Numrin më të lartë të lejeve e ka Ukraina, ku vetëm gjatë 2017-s janë dhënë 661 mijë leje qëndrimi. Ndërsa me numër të lartë janë edhe Kina, India dhe Amerika.
Në vitin 2017, janë dhënë 3.1 milionë leje qëndrimi në BE për qytetarët jo-BE. Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit u është dhënë njerëzve nga Ukraina (21% e të gjitha lejeve të qëndrimit në BE), Siri (7%), Kinës (6%), Indisë dhe Shteteve të Bashkuara (5% secila).
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë