Shqipëria
Sa mund të blejnë shqiptarët banesa në krahasim me pagën që marrin
Për të qenë e përballueshme, për një banesë, madje periferike në Tiranë, qytetari duhet të disponojë rreth 1,166 euro të ardhura në muaj që çmimi i banesës të mos kapërcejë 3 fishin e të ardhurave bruto
Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka audituar programe e strehimit social në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, si dhe në Bashkitë e Tiranës, Shkodrës, Korçës dhe Vlorës.
Që një banesë të kategorizohet si e “përballueshme”, çmimet e banesave nuk duhet të jenë më të larta se 3-fishi i të ardhurave vjetore bruto, thotë KLSH.
Tirana kryeson me çmimet të cilat lëvizin nga 700 euro për metër katror jashtë unaze në 2500 euro për metër katror në qendër, transmeton TCH.
Më konkretisht, sipas KLSH për të qenë e përballueshme, për një banesë, madje periferike në Tiranë, qytetari duhet të disponojë rreth 1,166 euro të ardhura në muaj që çmimi i banesës të mos kapërcejë 3 fishin e të ardhurave bruto, përcjell albinfo.ch.
Nëse do t’i referohemi statistikave të nivelit mesatar të pagave, kjo shumë është sa dyfishi i pagës mesatare mujore bruto për vitin 2018 e cila është diçka më shumë se 400 euro. Ose thënë ndryshe, vetëm të punësuarit si drejtues administrativë dhe komercialë mund të përballojnë blerjen e një banese. Këto përbëjnë vetëm 1,3% të të punësuarëve në rang vendi.
Çmimet vlerësohen të larta edhe nga qytetarët. KLSH thotë se kuadri ligjor është për strehimin social është i mirë, por mos funksionimi i tregut të banesave dhe niveli i ulët i të ardhurave ka ndikuar që këto programe të mos jenë efektive.
Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në Shqipëri nuk ka statistika të qarta për të pastrehët ndërkohë që kërkohet më shumë angazhim në nivel qendror dhe lokal për zgjidhjen e problemit të strehimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025













