Jeta në Zvicër
Sa orë në javë punojnë punëtorët në Zvicër?
Sipas një studimi të ri nga Qendra Zvicerane për Hulumtime Ekonomike (KOF), në Zvicër punëtorët punojnë mesatarisht 1562 orë në vit. Në vitin 1950, punëtorët zviceranë kishin regjistruar edhe 2400 orë në vit, siç shkruan “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.
Derisa njerëzit punonin viteve shtatëdhjeta 49 orë në javë, tani janë më pak se 42 orë. Orari i punës është pak më i lartë se në Francë (1474 orë), edhe pse koha e lejuar ligjore prej 35 orësh në javë është shumë e ulët.
Sipas “NZZ am Sonntag”, arsyeja për diferencën e vogël është pjesa e lartë e punës me orar të shkurtuar në Zvicër. 37 për qind, shifra është rreth dy herë më e lartë se në Francë. Vetëm 41% e grave punojnë me orar të plotë. Dhe, përqindja e njerëzve ka rënë në 83%. Për statisticienët, personat që kanë një gjysmë dite në javë konsiderohen gjithashtu të punësuar plotësisht.
Nëse gjeneratat e mëparshme gëzonin dy javë pushime në vit, tani kemi mesatarisht 5.2 javë. Dhe, në vitin 1950 vetëm një në shtatë persona mund të pushonin një të shtune.
Michael Siegenthaler, studiues i NZZ, tha se rënia masive e orëve të punës tregon rritjen mbresëlënëse të prosperitetit zviceran.
Sa orë në javë punojnë në vendet e tjera? Në Austri (1608 orë), në Britani e Madhe (1674 orë) dhe veçanërisht në SHBA (1770 orë). Gjermanët arrijnë vlerën më të ulët me 1371 orë në vit.
Sipas “NZZ am Sonntag”, në Korenë e Jugut punojnë 2213 orë, kaq shumë kishin punuar në Zvicër për herë të fundit në vitin 1966.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë












