Lajme
Sabri Fejzullahut i ndalohet të këndojë në Zvicër
Ai është ndalur një ditë më parë në aeroportin e Cyrihut dhe është detyruar të kthehet mbrapa, sepse nuk ka pasur leje pune. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari kosovar
Autoritetet zvicerane ia kanë ndaluar këngëtarit Sabri Fejzullahu, që të këndojë në Zvicër pa leje pune. Ai është ndalur një ditë më parë në aeroportin e Cyrihut dhe është detyruar të kthehet mbrapa. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i estradës kosovare, Fejzullahu në një intervistë televizive në Prishtinë.
“Këngëtarët nuk mund të performojnë më në Zvicër nëse nuk kanë leje pune, të gjithë, jo vetëm unë. Pra shteti është shtet dhe ligji është ligj. Prandaj as etika dhe askush nuk ma lejon që unë të vazhdoj, prandaj më kthyen dhe më thanë se je i lirë”, deklaroi Fejzullahu.
Ai tha se meqë mbrëmë nuk kishte aeroplan për Prishtinë i është dashur të priste deri sot në mëngjes për t’u kthyer në Kosovë.
“Mbrëmë shkova në hotel dhe prita deri në mëngjes sepse nuk kishte avion. Mbrëmë pas një gjysmë ore, m’u lajmëruan të gjithë në telefon dhe me vjen mirë që njerëzit më duan”, u shpreh Fejzullahu, i cili tha se është ndjerë keq se pse është arrestuar. “U bëra merak se pse u arrestova”, tha ai, duke përgenjështruar lajmin e mediave të Prishtinës për arrestimin e tij .
Këngëtari kosovar tha se posedon vizë shengen, me të cilën disa herë ka shkuar në Zvicër dhe asnjëherë nuk ka pasur problem. Por, ai tha se nesër në mëngjes do t’ia mësyjë Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë për të kërkuar lejen e punës.
“Këtë të shtunë kam me kënduar në Insomnia në Lozanë, po ashtu të shtunën me 24 maj do të jem në Gjenevë në miqësoren e Kosovës kundër Senegalit”, deklaroi mes tjerash Sabri Fejzullahu.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse










