Sport

Sadiku shkëlqen ndaj FC Luganos

Armando Sadiku i huazuar ditë më parë nga FC Zurich te FC Vaduz i Lishtejnshtajnit, ka plotësuar hëpërhë dëshirat e adhuruesve të skuadrës së tij të re. Ai në takimin derbi të të rrezikuarve që zhvillua të shtunën ndërmjet FC Lugano – FC Vaduz   2 : 5 ka shkëlqyer. Reprezentuesi i kombëtares shqiptare me driblimet e tij të bukura dhe me shpejtësinë prej atleti ka qenë i pandalshëm për mbrojtësit e FC Lugano.

Sadiku përveç asistimeve të tij ka shënuar edhe dy gola të mrekullueshëm në minutën e 45-të dhe në atë të 60-të.   Në fanellën e FC Vaduz në këtë ndeshje ka luajtur edhe Albion Avdiaj po ashtu lojtar perspektiv dhe me një të ardhme premtuese.