Kuriozitete
Samsung prezanton modelin e ri
Smartphone është në dispozicion në ngjyra mbresëlënëse: të zezë, të bardhë, vjollcë dhe mente
Samsung ka prezantuar smartphone-in e tij të ri Galaxy A52s 5G, modeli i përditësuar i Galaxy A52 5G, i nxjerrë në treg në mars.
Galaxy A52s ka të integruar të njëjtin konfigurim të ekranit, baterisë dhe kamerës së pasme, edhe pse tani përfiton nga një procesor i gjeneratës së fundit, Qualcomm Snapdragon 778G, me performancë të përmirësuar në krahasim me mikroqarkun Snapdragon 750G.
Ai ka vetëm një variant memorieje, me 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse.
Vlen të përmendet funksionaliteti i software-it dhe hardware-i i quajtur “Ram Plus2, i krijuar për të zgjeruar kujtesën e punës, duke përdorur ruajtjen e brendshme dhe duke siguruar kështu një përvojë më të shpejtë të shumë detyrave, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Galaxy A52s 5G është i pajisur me një aparat fotografik me një sensor primar 64 megapiksel, lente f/1,8 dhe stabilizues optik të imazhit (OIS); një sensor dytësor 12 megapiksel me lente me kënd ultra të gjerë f/2,2; një aparat fotografik makro 5 megapiksel dhe një lente telefoto 5 megapiksel.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












