Lifestyle
Santana konfirmon turneun “Supernatural now”
Carlos Santana do të pushtojë skenat muzikore këtë verë, me turneun “Supernatural Now”.
Turneu tremujor do të mbahet në disa qytete të Amerikës së Veriut, për të përkujtuar dy momente të rëndësishme në karrierën e kitaristëve: 20-vjetori i albumit “Supernatural” dhe 50-vjetori i performancës madhështore në festivalin e muzikës Woodstock.
“Ishte surprizë e pabesueshme, sepse askush nuk e dinte se kush ishte Santana, sepse nuk kishim një album,” tha Santana për Reuters.
“Kjo për shkak të këmbënguljes së Bill Grahamit, i cili i tha producentit Michael Lang se për Santanan do të dëgjoni më vonë”, ka shtuar ai. “Supernatural Now” do të fillojë në Arizona më 22 qershor 2019, do të bëjë ndalesa në Dallas, Chicago, Toronto, e do të përfundojë në New York, më 25 gusht.
Albumi i Santanas i vitit 1999, “Supernatural”, ishte sukses i pashembullt.
Më shumë se 30 milionë kopje të albumeve “Smooth” dhe “Maria Maria” u shitën në mbarë botën. Ato kryesonin listat në më shumë se dhjetë vende dhe u shpërblyen edhe me Grammy.
Santana pranon se gjatë turneut do të këndohen këngë nga albumi “Supernatural and Ëoodstock”, por do të ketë edhe këngë të reja.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?