Muzikë
Turneu i Dua Lipës është shtyrë për muajt shtator e tetor 2021
Pandemia bëri që Dua Lipa ta shtyjë turneun evropian për vitin e ardhshëm
Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa, ka lajmëruar zyrtarisht se e ka shtyrë turneun e saj evropian për vitin e ardhshëm, shkaku i përhapjes së Covid në gjithë Evropën, transmeton albinfo.ch.
Ajo është shprehur me zemër të thyer teksa ka ndarë këtë lajm me fansat e saj, por rrethanat e shkaktuara nga Covid-19 e detyruan të marrë këtë vendim.
Turneu është shtyrë për muajt shtator dhe tetor të vitit 2021.
“Me një zemër të rënduar do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt”, ka shkruar Dua.
Tutje Dua ka njoftuar fansat që t’i ruajnë biletat, sepse ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara.
“Më mungon të jem në turne, më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festojmë! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj”, shkruan Dua. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?