Turizëm
Saranda, mes 12 vendeve që duhet vizituar këtë vit
Të udhëtosh duke shmangur fluksin e turistëve dhe duke kursyer mbi çmimet e fluturimeve dhe hoteleve, “Corriere della Sera” rekomandon 12 destinacionet “low cost” për të zbuluar gjatë fundjavave në vitin 2019, për çdo muaj të vitit
Para mbërritjes së fluksit të turistëve gjatë verës, qershori është koha më e mirë për të shijuar detin në Shqipërinë jugore në qetësi të plotë.
Saranda, në veçanti, në fund të Rivierës Shqiptare, në saje të plazheve të bukura dhe natës së saj të gjallë, është bërë vitet e fundit një nga destinacionet më të famshme të vendit.
Kështu shkruan gazetarja italiane, Francesca Masotti, në një artikull të publikuar në rubrikën “Dove” të gazetës prestigjioze italiane “Corriere della Sera”, transmeton ATSH.
Shumë festivale muzikore në vendet që ndodhen përgjatë bregdetit për t’u shënuar në agjendë, mes tyre festivali Kala (12-19 qershor) në plazhin e Dhërmiut, përcjell albinfo.ch.
Këshillë: merrni me qira një makinë për të eksploruar rrethinat e Sarandës, gjiret e fshehura përgjatë bregut dhe parkun arkeologjik të Butrintit.
Të udhëtosh duke shmangur fluksin e turistëve dhe duke kursyer mbi çmimet e fluturimeve dhe hoteleve, “Corriere della Sera” rekomandon 12 destinacionet “low cost” për të zbuluar gjatë fundjavave në vitin 2019, për çdo muaj të vitit.
Këto 12 destinacione sipas muajve të vitit janë: Janari në Plovdiv, Bullgari, shkurt në Budapest, Hungari, Marsi në Pafos, Qipro, prilli në Stamboll, Turqi, maji në Santorini, Greqi, qershori në Sarandë, Shqipëri, korrik në Luksemburg, gusht në Riga, Letoni, shtatori në Linz, Austri, tetori në Berlin, Gjermani, nëntori në Madrid, Spanjë, dhjetori në Anversa, Belgjikë.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













