Shkurt.at
Schallenberg për masat në Austri: Qytetarët nuk kanë vetëm të drejta, por edhe detyrime
Në një intervistë për BBC-në, kancelari austriak, Alexander Schallenberg, theksoi se Austria nuk dëshironte të prezantonte këto lloj masash rigoroze, por se situata në terren thjesht i detyroi zyrtarët të miratonin masa të reja epidemiologjike.
“Shumë vende praktikojnë vaksinimin e detyrueshëm. Ne thjesht kemi 66 për qind të vaksinuar dhe kjo është shumë pak. Ne duam të thyejmë krijimin e vazhdueshëm të valëve të reja të virusit dhe mbylljen, dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është vaksinimi”, tha Schallenberg.
Në pyetjen e gazetarit nëse vendosja e vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit është e ligjshme, kancelari austriak theksoi se po.
Schallenberg theksoi se masat e reja epidemiologjike duhet të jenë një vendim “për të mirën më të madhe të të gjithë popullit të Austrisë”.
Austria ka futur masa të reja epidemiologjike që nga 22 nëntori, të cilat ndër të tjera do të përfshijnë mbylljen e plotë deri më 12 dhjetor. Të gjitha dyqanet, përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore, në këtë vend do të jenë të mbyllura për 20 ditët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime














