Lajme
Scholz akuzon Rusinë për bllokimin e gazit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë si përgjegjëse për bllokimin e dorëzimit të një turbine, aktualisht në Gjermani, pa të cilën gazsjellësi ”Nord Stream 1” që furnizon me gaz në Evropë, sipas Moskës, nuk mund të funksionojë normalisht.
”Nuk ka asnjë arsye që do të pengonte kryerjen e dërgesës”, tha kancelari gjerman ndërsa Rusia ndërpreu vëllimin e dërgesave të gazit duke argumentuar nevojën për këtë turbinë.
”Moska thjesht duhet të sigurojë informacionin e nevojshëm doganor për transportin e saj në Rusi”, tha ai gjatë një vizite në fabrikën e ”Siemens”, në Muhlheim an der Ruhr, ku ndodhet kjo turbinë.
Rusia uli vëllimin e dërgesave të saj në qershor dhe korrik duke thënë se tubacioni i gazit nuk mund të funksiononte normalisht pa riparuar një turbinë në Kanada dhe që nuk ishte kthyer në Rusi për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për sulmin rus ndaj Ukrainë.
Gjermania dhe Kanadaja kanë rënë dakord të sjellin pajisjet përsëri në Rusi, por turbina ende nuk ka arritur në destinacionin e saj përfundimtar.
Berlini ka vlerësuar më shumë se një herë ditët e fundit se ishte vetëm një “pretekst” dhe një ”vendim politik” për të rënduar mbi perëndimorët në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Gazsjellësi ”Nord Stream 1”, me një kapacitet, sipas ”Gazprom”, prej 167 milionë metra kub në ditë, lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet detit Baltik.
Perëndimorët akuzojnë Moskën për përdorimin e armës energjetike në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e miratuara pas ofensivës kundër Ukrainës.
Nga ana tjetër, Kremlini thotë se sanksionet janë burimi i problemeve teknike në infrastrukturën e gazit dhe se Europa vuan nga masat që vendos ndaj Rusisë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












