Lajme
Scholz: Gjermania nuk tërhiqet nga mbrojtja kundër agresionit rus
Gjermania është shprehur e palëkundur në qëndrimet e saj karshi luftës në Ukrainë dhe dënimit të agresionit rus. Ajo dhe Evropa nuk do të heqin dorë nga dhënia e ndihmës për Ukrainën, e cila i referohet ndihmës politike, ekonomike, humanitare dhe armëve për Ukrainën, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Në një bisedë me kryeministrin ukrainas, Denis Shmyhal, në Berlin, Scholz shprehu respektin dhe vlerësimin e tij për guximin e popullit ukrainas në mbrojtjen kundër agresionit rus, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebenstreit.
Schmihal dhe Scholz diskutuan situatën aktuale në Ukrainë, mbështetjen e qeverisë gjermane dhe iniciativat për rindërtimin e Ukrainës, veçanërisht në lidhje me konferencën e ekspertëve që do të mbahet nesër në Berlin me ftesë të Gjermanisë, si kryetare e G7-ës dhe Komisioni Evropian.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












