Lajme
Scholz: Nuk ka shpresë për bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës
Në një prononcim për media, kancelari gjerman, Olaf Scholz, nuk sheh asnjë shans për arritjen e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë për dhënien fund të luftës mes njera-tjetrës, derisa kjo e fundit të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara, përcjell albinfo.ch.
“Ukraina refuzon negociatat derisa trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi më 2014. Në momentin që ata bëjnë të ditur se tërheqja e trupave po ndodh, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën jam shumë i sigurt për këtë, por ne ende duhet të punojmë pak drejt kësaj”, tha Scholz.
Rusia është distancuar gjithashtu nga ideja e bisedimeve të paqes, pas njoftimit të Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake.
Më tej presidenti ukrainas, Zelensky, ka deklaruar se sipas tij, Rusia po rigrupon trupat për t’u “hakmarrë” ndaj Evropës dhe Ukrainës.
“Tani, Rusia po përqendron forcat e saj. Ne të gjithë e dimë atë. Ajo po përgatitet të përpiqet të hakmerret, jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër Evropës së lirë dhe botës së lirë”, ka thënë presidenti rus.
Këtë të premte (3 shkurt) Kievi pret një samit të profilit të lartë BE-Ukrainë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”












