Ukraina
Scholz ‘solidarizohet’ me Steinmeierin, refuzon vizitën në Ukrainë
Një veprim i tillë vjen pak kohë pasi Ukraina refuzoi të pranonte në vizitë presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk dëshiron të udhëtojë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev për momentin, sepse pala ukrainase refuzoi kërkesën për vizitë të presidentit Frank-Walter Steinmeier.
“Refuzimi i ftesës së presidentit gjerman ishte ‘një proces shumë i jashtëzakonshëm’, i cili sapo ishte rizgjedhur me një shumicë të madhe”, tha kancelari gjerman tha Scholz për rrjetin televiziv ZDF.
Lidhur me qëllimin e udhëtimit të tij në Ukrainë, Scholz theksoi se “kjo paraqet një pengesë”.
“Nuk mund të jetë e pranueshme që një vend që ofron kaq shumë ndihmë ushtarake, ofron aq shumë ndihmë financiare që nevojiten kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë që janë të rëndësishme për kohën që po kalon Ukraina dhe të ardhmen e saj dhe të thoni: ‘Por, presidenti nuk duhet të vijë’”, tha ai.
Vizita e planifikuar e Steinmeier-it dështoi në mes të prillit sepse pala ukrainase e refuzoi vizitën e tij. Ai donte të shkonte në Kiev me krerët e shteteve të Polonisë, Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, të cilët përfundimisht udhëtuan pa të.
Presidenti gjerman është kritikuar nga Kievi për politikën e tij të mëparshme ndaj Rusisë si ministër i Jashtëm.
Ndërkohë, Steinmeier ka pranuar gabime në vlerësimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe në vlerësimin e tij për projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju-Jork Rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe për integrim pa asimilim u theksua në vizitën e Kryeministrit...
-
Vizitë studimore në Kosovë, në prag të 60-vjetorit të FABIA-s nga Lucerni
-
Dua Lipa të hënën performon në “Stadthalle” në Vjenë, shiten të gjitha biletat
-
FB Constructions SA, një rrëfim suksesi në ndërtimtari
-
Mbahet manifestimi tradicional letrar “Azem Shkreli”
Jeta në Zvicër
-
Vizitë studimore në Kosovë, në prag të 60-vjetorit të FABIA-s nga Lucerni Në prag të gjashtëdhjetëvjetorit, FABIA ka organizuar një vizite studimore në Kosovë. Në program ka përfshirë...
-
Zvicër: Çmimet e energjisë elektrike do të rriten vitin e ardhshëm
-
Sa % e refugjatëve ukrainas kanë gjetur punë në Zvicër
-
10 fshatrat më të bukura të Zvicrës që duhet t’i vizitoni
-
10 pyetjet më befasuese në provimin e shtetësisë së Zvicrës