Kuriozitete
Së shpejti do u japim fund pritjeve të gjata në aeroport? Ecja në vend të shenjave të gishtërinjve!
Studiuesit e Universitetit të Manxhesterit dhe Universitetit Autonoma të Madridit kanë zhvilluar një sistem me të cilin mundëson njohjen e njerëzve përmes lëvizjeve të tyre. Sistemi biometrik punon me intelegjencën artificiale dhe analizon detajisht hyrjet, shkruan 20min.ch.
Për metodën është i nevojshëm sensori trupor i shtypjes, i cili zbulohet me hapat e një personi dhe shpejtësinë e tyre. Ky test ishte rreth katër herë më i mirë sesa sistemi i kaluar, sepse gabimi ishte vetëm 0.7 përqind.
Sistem i shpejtë
Kjo metodë që futet në përdorim që nga hyrja nëpër aeroporte është shumë herë më i shpejtë sesa kërkimi i gjurmëve të gishtërinjve ose irisit.
“Kjo metodë është shumë premtuese, edhepse për t’u futur në zbatim ka nevojë edhe për pak kohë,” tha eksperti i udhëtimeve ajrore Kurt Hofmann për Pressetext.com. Sepse kështu arrihet një sistem shumë i shpejtë dhe efikas.
Si funksionon sistemi?
Omar Costilla Reyes nga Universiteti i Maxhesterit tregon kështu: “Çdo person ka 24 karakteristika të ndryshme, që janë vendimtare gjatë lëvizjes. Me këtë mund të zbulohet identiteti i secilit kur futet në këtë sistem që do vendoset në hyrje – njëlloj si me gjurmët e syve ose gishtërinjve.”
E mira e gjithë kësaj është se pasagjerët nuk kanë nevojë të merren në pyetje dhe as të nxjerin sendet metalike. Gjithashtu, diçka shtesë, është se përmes këtij sistemi mund të zbulohen disa sëmundje neorologjike të pasagjerëve – si parkinsoni et cetera.
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike Dimri ishte i lagësht dhe i butë. Përveç kësaj, termocentralet bërthamore zvicerane furnizonin mjaftueshëm energji elektrike....
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në vlerësimin e rrezikut të ortekëve në Zvicër
-
Zviceranët, gjithnjë e më të pasur
-
Më shumë hapësira parkimi elektrik në Gjenevë