Lajme
Së shpejti vaksina e cila lufton të gjitha variantet e koronavirusit
Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë zhvilluar një vaksinë që pritet të jetë efektive kundër të gjitha mutacioneve ekzistuese dhe të ardhshme të virusit.
Sipas shkencëtarëve, provat klinike pritet të bëhen publike javën e ardhshme, shkruan Daily Mail
“Në javët e ardhshme ne do të shpallim rezultatet e para të provave klinike të vaksinës,” tha studiuesi kryesor për Defense One, një agjenci ushtarake lajmesh.
Vaksina është krijuar për të mposhtur variantet e ndryshme të koronavirusit dhe ndryshe nga vaksinat e tjera të Covid, përbëhet nga një proteinë me 24 anë të ndryshme, në të cilën shkencëtarët mund të bashkojnë proteina nga variante të tjerë, sipas studiuesve amerikanë.
Provat e hershme të vaksinave në primatë – përveç njerëzve treguan se vaksina prodhoi përgjigje të forta antitrupash që mbrojnë kundër llojit origjinal që shkakton sëmundjen Covid-19, varianteve të tij si dhe koronaviruseve të tjerë si SARS. Provat e para të vaksinës te njerëzit filluan prillin e kaluar dhe u kryen te vullnetarë që nuk ishin të sëmurë.
Super-vaksina mund të ruhet në temperatura të ndryshme, gjë që lehtëson shpërndarjen e saj në mbarë botën, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur kundër koronaviruseve të tjerë do të thotë se vaksina mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e viruseve të ardhshme, përveç sëmundjes Covid-19.
Hapat e ardhshëm në zhvillimin e super-vaksinës përfshijnë fazën e dytë dhe të tretë të provave klinike, dhe ekipi hulumtues do të shqyrtojë se si funksionon vaksina te njerëzit që tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19 ose janë infektuar me virusin.
E-Diaspora
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen Ardit S. mbyti gruan e tij, Besimen...
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë
-
Liverpuli kërkon mbrojtësin shqiptar që luan në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, në fund të “tabelës së ligës evropiane” për energjinë e prodhuar nga dielli dhe era Zvicra është në fund të “tabelës së ligës evropiane” kur bëhet fjalë për energjinë elektrike të...
-
Qeveria zvicerane kundërshton krijimin e fondit prej 15 miliardë CHF për ushtrinë dhe Ukrainën
-
Policia zvicerane ka problem rekrutimi, shumica e aplikantëve nuk i plotësojnë kriteret
-
Forcat Ajrore Zvicerane do të përdorin autostradën për ushtrime testuese
-
Varësia nga lojërat e fatit është rritur ndjeshëm në Zvicër