E-Diaspora
Sekondos, të pakënaqur me investimet në infrastrukturë
Në një emision të "Tv Syri Vision", ajo ka shprehur pakënaqësinë për investimet e dobëta në fshatin e saj, duke filluar që nga rruga e paasfaltuar dhe e pakalueshme, mungesa e ujit të pijshëm dhe rrymës, transmeton Albinfo.ch.
Gjithnjë e më tepër po zbehet dëshira e gjeneratës së dytë për të vizituar vendlindjen e prindërve. Një fenomen që vërehet tek shumica e këtyre të rinjve nga trojet shqiptare, pasi në kohën e pushimeve, ata sikur hezitojnë t`i kalojnë ato në vendin e prejardhjes. Mungesa e rrugës, e ujit dhe gjërave të tjera elementare për jetë, kanë ndikuar që mërgimtarët kohën e tyre të pushimeve në vendlindje ta kalojnë duke u ballafaquar me probleme elmentare që të përkujtojnë jetën e rëndë të para shumë dekadave.
Shembull tipik i kësaj pakënaqësie është familja Quni nga Kantoni i Cyrihut, e cila pushimet është duke i kaluar në vendlindjen saj, në Ujz 2 të Gjakovës. Në një emision të “Tv Syri Vision”, ajo ka shprehur pakënaqësinë për investimet e dobëta në fshatin e saj, duke filluar që nga rruga e paasfaltuar dhe e pakalueshme, mungesa e ujit të pijshëm dhe rrymës, transmeton Albinfo.ch.
“Disa vite jemi në pritje të ndërtimit të kësaj rruge. Me kontributin tonë jemi munduar ta rregullojmë sa kemi pasur mundësi. Gjithnjë kur vijmë për pushime, kohën tonë duhet ta shfrytëzojmë për problemet e rrugës, rrymës apo ujit”, pohon Qun Quni, i cili nga vendlindja dëshiron të kthehet me kujtime të këndshme se në vendlindje është rregulluar diçka.
Edhe Bernard Quni është njëri nga mërgimtarët e rinj i cili në vendlindje ka ardhur për pushime, por për çdo ditë ballafaqohet me mungesë të ujit të pijshëm. Mirëpo, kushtet që po iu ofron vendi i prejardhjes, ate e bën të pakënaqur. “Është shumë problem i madh, pasi gjithë kënqësinë që ke ardhur në vendin tënd për pushim, po ta humb. Megjithëse e kemi financuar një pompë që e sjell ujin në fshat, po hasim në probleme pasi rryma është shumë e dobët dhe ajo po digjet. Me këtë rast, për një javë të tërë po ngelim pa ujë”, ka deklaruar Bernardi.
Të njëjtin mendim e ndan edhe Simon Quni, i cili në vendlindje vjen enkas për tu gëzuar për takimin me familjarët, ndërsa hasin në zhgënjim të madh. Ai pret ndihmë nga komuna. Mirëpo, kuvendi komunal shumë shpejt do të investojë në shtrimin dhe asfaltimin e kësaj rruge, një premtim të cilin e ka dhënë drejtori për shërbime publike, Shkumbin Kastrati.
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti Rritjet arrijnë deri në 10.1% në Nidvaldo. Situata të vështira edhe në kantonet Uri (+6.6%), Zug... -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv -
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik -
Familjet zvicerane do të paguajnë “635 franga më shumë në vit” nëse propozimi anti-imigracion fiton -
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve













