Lajme
Sekuestrohen 400 kilogramë kanabis nga Shqipëria
400 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia italiane. Kjo sasi e madhe e drogës po vinte nga Shqipëria
Policia italiane ka bërë të ditur se ka sekuestruar 400 kilogramë kanabis në Brindisi të Italisë. Aksioni është kryer Guardia Di Finanza në qytezën e San Pietro Vernotico dhe në pranga kanë rënë dy persona, një shqiptar dhe një italian. Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA” ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu është bërë e ditur se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar shqiptari Vezdhan Braimhaj, 48-vjeçar nga Vlora. Shqiptari po ngiste një kamion që u kontrollua pranë shtëpisë së italianit.
Droga u gjet në shtëpinë e Luca Sabetta, 37-vjeç, tregtar ambulant i kërmijve.
Një pjesë e lëndës narkotike, 248 kilogramë ishte e vendosur në fundin e dyfishtë të një kamioni, ndërsa 138 kilogramë u gjetën në banesën e shtetasit italian.
Droga dyshohet se kishte mbërritur në Itali me gomone nëpërmjet kanalit të Otrantos. Po hetohet nga origjina e drogës, koha e trafikimit të saj dhe mënyra se si ajo do të shpërndahej në tregun italian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













