Maqedonia
Sela flet për shqiptarët në Maqedoni
Kryetari i subjektit Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se shqiptarëve në Maqedoni u thuhet se kanë shoqëri të përbashkët, por emrat e rrugëve tregojnë një realitet tjetër.
“Neve na thuhet që shoqërinë e kemi të përbashkët, por ne nuk i kemi emrat e rrugëve të përbashkët. Këtu në Strugë asnjë emër rruge nuk e kemi shqiptarë. Çfarë shoqërie kemi të përbashkët”, ka theksuar ai.
Duke folur për zgjedhjet presidenciale, ai ka thënë se e rëndësishme është që në to, përmes mbështetjes së kandidatit Blerim Reka është mesazhi që është përçuar.
“I rëndësishëm është mesazhi që e dhamë: vota shqiptare nuk guxon të rrjedhë në subjekte politike maqedonase, ajo duhet të shprehet për kandidatë dhe opsione shqiptare. Ndryshe rrezikojmë të na kthehet një politikëbërje që nuk ia kemi parë të mirën: vëllazërim-bashkimi”, ka thënë ai, në RTK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










