Maqedonia
Sela në Zvicër flet për diskriminim e shqiptarëve në Maqedoni
Ai në tubimin me mërgimtarët në Zvicër ishte i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të lartë të kësaj partie, Arben Taravari, Agon Ferati, Elmi Aziri, Remzi Memedi
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka pasur një debat me mërgimtarët në Zvicër.
“Fenomen i rrezikshëm që po i ndodh politikës shqiptare në Maqedoni, të verbuar nga gara për pushtet se kush i pari bëhet pjesë e Qeverisë. Ne jemi të shqetësuar për këtë çështje”, është shprehur Sela, njofton INA.
Ai është i shqetësuar që shqiptarët nuk po kanë ndikim në Parlamentin maqedonas, përcjell albinfo.ch.
“I tillë ishte pas zgjedhjeve të 2016, ku në Parlament përfunduam me katër parti politike, asnjëra me peshë politike reale. Ndërsa tani këto janë shndërruar në gjashtë subjekte, duke qenë të coptuar me deputetë, pa ndonjë peshë politike. Nuk janë rastësi këto çështje”, theksoi Sela.
Sipas tij, nuk janë të rastësishme zhvillimet brenda opozitës. “Nuk kanë qenë edhe të mangëta përpjekjet që zhvillimet që ndodhin në BESA të ndodhin edhe përbrenda ASH. Nuk kanë mundur të depërtojnë tek ne për të na krijuar ndarje dhe blloqe të ndara, sepse e kemi ndërtuar këtë strukturë partiake me shumë mund e sakrificë për një të ardhme më të mirë”, nënvizoi Sela.
Ai shtoi se fenomeni i rrjedhës së votës shqiptare në partitë shqiptare është shumë i rrezikshëm.
Sipas tij, partitë opozitare shqiptare, por edhe shqiptarët nuk janë të informuar se çfarë po ndodhë me procesin e bisedimeve për emrin.
“Nuk jemi të informuar se çfarë ndodhë lidhur me bisedimet me emrin. Por cilat janë gjërat që janë të papranueshme për shqiptarët. Ne si parti i japim përkrahje zgjidhjes së saj, por nuk pranojmë çfarëdo zgjidhje që i jep të drejtën maqedonasve për pronësinë shtetësinë duke e shndërruar shtet monoetnik maqedonas. I papranueshëm është propozimi për emërtimin në gjuhën maqedonase”, deklaroi Sela ku në tubimin me mërgimtarët në Zvicër ishte i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të lartë të kësaj partie, Arben Taravari, Agon Ferati, Elmi Aziri, Remzi Memedi.
E-Diaspora
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në qiell. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Zvicër
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër Zvicra ka rregulla strikte për të huajt që mund të jetojnë dhe të punojnë në vend...
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës
-
Katër të vdekur në Alpet zvicerane gjatë fundjavës