Integrimi
Serafina Demaku, 18 vjeçja në mes të politikës dhe kick-boksit
Ajo në zgjedhjet komunale të Badeni (Austri) është radhitur në mesin e dhjetë kandidatëve të parë në listën e SP-së.
Në moshën kur të gjitha shoqet e saj interesohen për modën dhe diskotekat, 18 vjeçja Serafina Demaku interesohet për politikë. Por, para interesimit për politikën, vajza me prejardhje nga Kosova ka filluar të merret me kickbox. Një kombinim jo i zakonshëm ky, por sidoqoftë, Serafina, boksierja e pasionuar tashmë është bërë kretare e rinisë socialiste të Badenit dhe zëdhënëse e femrave të organizatës “Aktion Kritischer Schüler (AKS).
“Vetëm të ankohesh është tepër pak, duhet të jesh aktiv” thotë nxënësja dinamike. Për këtë arsye ajo në zgjedhjet komunale është radhitur në mesin e dhjetë kandidatëve të parë në listën e SP-së, shkruan heute.at. “Unë jam zëdhënësja e të rinjve dhe dua të kujdesem për hallet e tyre”, thotë Serafina, vajza që mishëron shpresën në SP-në lokale.
Prindërit e Serafinës kanë ardhur nga Kosova ndërsa ajo vetë është e lindur në Baden. Kështu, interesimi dhe angazhimi i saj për familjet me prejardhje të huaj është i nënkuptueshëm.
Përveç kickboxit, ajo e pëlqen edhe muzikën punk dhe fotografinë. Viti 2015 do të jetë i rëndësishëm për Srrafinën: Më 25 janar janë zgjedhjet dhe pak para fillimit të verës, matura.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër? Çmimi i primeve të sigurimit shëndetësor zviceran është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, duke nxitur...
-
Bujtinat e të rinjve në Zvicër kanë shënuar rekord netqëndrimi në vitin 2023
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale
-
Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF
-
Ideja që i bashkon të gjitha partitë politike