Lajme
Vetëm serbët më të varfër se shqiptarët!
Të dhënat e raportuara tregojnë se shqiptarët janë populli i dytë më i varfër në Ballkan pas Serbisë
Banka e njohur zvicerane Credit Suisse ka publikuar raportin e pasurisë globale për vitin 2016, në të cilin bën një analizë të detajuar edhe për Shqipërinë, shkruan ‘TCH’.
Sipas raportit, pasuria totale që kanë shqiptarët llogaritet në 21 miliardë dollarë, të cilës i korrenspodon një mesatare prej 9 mijë e 200 dollarë për të rritur, çka e klasifikon Shqipërinë si një vend të varfër.
Sipas raportit, pjesa dërrmuese e individëve në Shqipëri, ose mbi 73.3 për qind e tyre, kanë një pasuri minimale nën 10 mijë dollarë për frymë, përcjell albinfo.ch.
Pak më shumë se një e katërta e popullsisë, ose 26 për qind e saj kanë një pasuri që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë. Ndërsa të pasurit, ata që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë përbëjnë vetëm 0.7 për qind të popullsisë.
Të dhënat e raportuara tregojnë se shqiptarët janë populli i dytë më i varfër në Ballkan pas Serbisë. Të gjithë qytetarët e vendeve të tjera kanë një pasuri mestarisht me të lartë se ajo e Shqipërisë, e cila varion nga 9 mijë e 600 dollarë për frymë në Maqedoni deri në 103 mijë dollarë në Greqi.
Raporti mbi pasurinë globale është një nga referencat kryesore në botë për treguesin e pasurisë. Ai mat pasurinë neto të individëve në 130 shtete të botës. Sipas raportit, pasuria e individëve matet duke mbledhur të gjitha asetet që ata kanë, si depozitat në banka dhe pasuritë e tjera të tundshme apo të patundshme, minus borxhet që kanë marrë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














