Kosova

Serbia ndalon edhe dy pjesëtarë serbë të FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, e ka quajtur persekutim çnjerëzor ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviq”, ka thënë Haradinaj, përcjell Albinfo.ch

Kryeministri gjithashtu ka thënë se ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Millosheviqit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë verior”, ka thënë ai.