Integrimi
Sërish në garë në Ecublens: Naser Iseni dhe Arianda Zeka
Naser Iseni dhe Ardiana Zeka sërish kandidojnë në zgjedhjet e marsit 2021 për të zënë një vend në legjislaturën 2021-2026 në komunën Ecublens të kantonit Vaud.

Në këtë komunë, me 13 mijë banorë, jozyrtarisht thuhet të jetojnë rreth 700 banorë shqiptarë.
Naser Iseni, me profesion mekanik, përfaqësonte PS-në në mandatin aktual dhe sërish kandidaton me të njëjtën parti me arsyetimin se ka dhënë kontribut të madh në Asamblenë Komunale të Ecublens, ku sipas tij, ka pasur debate të ashpra, por edhe dinjitoze për mirëqenien e popullatës lokale si dhe nuk ka munguar mbështetja për firmat private siç janë kushtet maksimale për punë dhe për punëtorët.
«Në legjislaturën e cila po mbaron kam qenë i zgjedhur nga partia PSIG, si komisioner i mbikëqyerjes. Kjo është arsyeja që unë sërish kandidohem, në këtë komision kemi qenë 9 anëtarë të të gjitha partive politike në përbërje të Këshillit Komunal dhe aty kemi pasur qasje në të gjitha resorët prej qeverisë e deri te buxheti, shkollat, punimet, e tjera, kështuqë ka qenë një përvojë unike dhe kam marrë shumë njohuri për komunën ku jetojmë me dekada», tha për albinfo.ch Naser Iseni.
Bashkë me Naser Isenin në garë për Asamblenë Komunale të Ecublens me Partinë Socialiste (SP) figurojnë edhe Arianda Zeka (frizere dhe mësuese, me prejardhje nga Rahoveci) dhe Rexhep Shala nga PRL. Ecublens është qyteti i 10-të i kantonit Vaud. Më herët ishte konsideruar si fshat, ndërsa tash ka marrë primatin e qytetit me 80 milionë franga buxhet.
Për komunitetin e huaj këto zgjedhje në nivel komunal kanë po ashtu një rëndësi të madhe, ngase është hera e dytë që i jepet mundësi çdo qytetari që jeton më shumë se 10 vjet në Zvicër dhe 3 vjet në kantonin Vaud të mund të votojë për çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e qytetit. Kushtetuta e kantonit Vaud mundëson që përpos konfrontimit të ideve mes partive politike për programet e tyre, të merret parasysh edhe bindja e qytetarëve të huaj që të dalin ta ushtrojnë këtë të drejtë të votës që është një sfidë e këtyre zgjedhjeve.
Megjithatë, edhe në këto zgjedhje mbetet shumë për t’u bërë që të ngrihet më lart vetëdijesimi i shqiptarëve për të votuar, kur dihet se të drejtë vote kanë dhe të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (C).
Në këto zgjedhje shqiptarët nuk garojnë vetëm me Partinë Socilademokrate, por edhe në partitë e djathta ose të mesit.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shtrenjtohen disa lloje të cigareve në Austri Prej të hënës, 26 prill 2021, çmimet e disa llojeve të cigareve si Gauloises, Ernte dhe...
-
Konfirmimi për sjelljen e 95 mijë vaksinave në Kosovë ishte meritë edhe e mjekëve nga diaspora
-
Festivali i Salzburgut në Austri po krenohet me Elbenita Kajtazin
-
Modena - Itali
Dy motrat simpatike, blogere të suksesshme në vlogun e tyre në Itali
-
Pas tre vjetësh qëndrimi në Angli, mërgimtari i befason prindërit e tij
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që duhet të dini për rregulloren e re të karantinës në Zvicër Rregullorja vlen vetëm për situatën në Zvicër, ndërsa procedura për karantinën në lidhje me udhëtimin, për...
-
Firmat zvicerane nxiten nga qeveria për projekte ndërkombëtare
-
Qeveria e Zvicrës: Nuk ka më zbutje të masave para fundit të majit
-
Për 24 orë, 2686 të infektuar me Covid në Zvicër
-
Ku qëndron Zvicra në rangimin e lirisë së mediave në botë?