Bota

Sërish rënie e papunësisë në Eurozonë

Papunësia në eurozonë ka shënuar rënie sërish, treguan të dhënat e Eurostat-it. Ajo ka rënë në 10.7%

Në tetor, norma e papunësisë në vendet që përdorin euron si një monedhë e përbashkët  ka shënuar  rënie në 10.7 për qind, krahasuar me 10.8 për qind që ishte vërejtur një muaj më parë.

Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga fundi i vitit 2011. Në një minimum të ri rekord i papunësisë ishte shënuar në Gjermani,  6.3 për qind.

Edhe pse niveli i papunësisë në zonën e euros si një e tërë është ende i lartë, ende  ka rënie me 1.5 pikë të përqindjes, nga 12.2 për qind që ishte regjistriar në mesin e vitit 2013. Ekonomia e Eurozonës po rimëkëmbet, por me ritëm relativisht të dobët.

Papunësia në vendet jugore të BE-së është ende shumë e lartë, mbi 20 për qind në Greqi dhe Spanjë, thuhet në informacionet  e fundit nga Eurostat.