Lajme

Sërish rritje: 132 raste të reja me Covid-19 në Zvicër

Mesatarisht në 7 ditët e fundit janë raportuar 89.4 infeksione të reja në ditë, që është 7 për qind më pak se sa në 7 ditët pararendëse

Pas disa ditësh të një uljeje relative, numri i rasteve të infektimit me Covid-19 sot ka shënuar sërish një rritje të madhe. Bëhet fjalë për një shifër që është afër dyfish më e madhe se një ditë më parë, shkruan albinfo.ch.

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 132 infeksione të reja me koronmavirus. Të kujtojmë: 70 raste të reja të konfirmuara janë raportuar të martën (dje), 63 të hënën, 85 të dielën dhe 108 të shtunën, shkruan Agjencia e Lajmeve SDA.

Mesatarisht në 7 ditët e fundit janë raportuar 89.4 infeksione të reja në ditë, që është 7 për qind më pak se sa në 7 ditët pararendëse.

Deri më sot në Zvicër ka pasur gjithsej 33.114 raste të konfirmuara nga laborator, me Covid-19. 1688 njerëz kanë vdekur deri më tani, të  testuar pozitivisht për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo shifër korrespondon me 19.7 viktima në 100 mijë banorë.

4104 persona janë detyruar të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë deri më sot, ose nëntë më shumë se një ditë më parë. Deri më tani, numri i testeve të kryera ka arritur në 700 326. Rezultatet kanë qenë pozitive në 5.7 për qind të këtyre testeve.