E-Diaspora

Debat mbi imazhin e migrantëve në media

Në sesionin e 16-të të imigrimit, të shtunën më 29 shtator, në Kolegjin "Lac" në Villeneuve, morën pjesë mbi 100 vetë, të cilët kryesisht debatuan për mënyrën se si të huajt janë paraqitur nëpër media gjatë këtij viti. I organizuar nga Enti konsultativ Kantonal i emigrantëve të Kantonit Vaud, në debat morën pjesë shumë përfaqësues të shoqatave dhe të botës së informacionit në Zvicër

Si pjesë e sesionit të 16-të të migrimit, i organizuar nga Enti kantonal këshillëdhënës i migrantëve (CCIC) të Kantonit Vaud, profesionistë të mediave dhe përfaqësues të shoqatave janë takuar flasin dhe të kryjnë reflektime mbi imazhin e të huajve në medie. Në njërën anë, mediat, në një mjedis të vështirë, përballen me kufizime të forta, e nga ana tjetër, mënyra se si të paraqesin migrantët dhe migrimin ka ndikim, nganjëherë pa qëllim, mbi perceptimin e popullatës së migruar dhe për këtë arsye, edhe mbi integrimin.

Në sesionin e 16-të të imigrimit, të shtunën më 29 shtator, në Kolegjin “Lac” në Villeneuve, morën pjesë më shumë se 100 persona, të cilët kryesisht debatuan për mënyrën se si të huajt janë paraqitur nëpër media gjatë këtij viti. I organizuar nga Enti konsultativ Kantonal i emigrantëve, në debat morën pjesë shumë përfaqësues të shoqatave dhe të botës së informacionit.

Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch dhe ligjërues në Universitetin e Friburg shtroi tematikën e përfaqësimit të migrantëve në media zvoicerane. Pa i anashkaluar sfidat që parashtron migracioni, ai shtroi pyetjen nëse nuk do të ishte më e nevojshme të tregohet më shumë se sa të huajt kanë kontribuar në prosperitetin zviceran dhe se sa atyre Zvicra u ka ofruar një kornizë për të realizuar ëndrrat e tyre? Ai vuri në dukje se krijimi i një platforme të informacionit sikurse Albinfo.ch i ndihmon daljen në opinion, të bashkëbiseduesve migrantë, nëpër mediat kryesore, dhe për të pasuruar dhe sqaruar imazhin e emigrantëve

Giada De Coulon, përgjegjës për projektin “Media Counter”, ka thënë në bazë të disa shembujve se rreziku i gabimit është i rëndësishëm në fushën tejet komplekse të azilit dhe se fjalori i përdorur shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, përcjell një vizion universi migrativ, nganjëherë të paqëndrueshëm me realitetin, në një zonë shumë të ndjeshme. Prandaj, vëmendja e profesionistëve të informacionit është thelbësore, njofton Albinfo.ch.

Dominique von Burg, president i Këshillit zviceran të shtypit, tha se ky organ etik i profesionit rekomandon gazetarët për të kryer një balancim të interesave midis vlerave informative dhe rrezikun e diskriminimit para se të përmendet etniciteti, kombësia ose feja. Ai thekson se nëse një media e cekë nacionalitetin, ajo këtë gjë duhet ta bëjë edhe për shtetasit zviceranë.

Si pjesë e shkëmbimit me audiencën dhe diskutuesit, profesionistët në veçanti përkujtuan se gazetaria nuk ka orientim arsimor (këtë roli e bën shkolla), që përfaqëson një rrezik për të shkuar në vetëkënaqësi, madje edhe propagandë dhe se shtypi nuk mund të jetë i kënaqur për të raportuar “lajmin e mirë”. Megjithatë, ata vunë në dukje se mungesa e burimeve dhe përkeqësimi i kushteve të punës mund ta kufizojë aftësinë e medias për të kontekstualizuar informacionin, e cila nganjëherë çon në shtrembërime që sjell interpretime problematike ose gabime faktike.

Çmimi “Milieu du Monde”, i cili shpërblen iniciativa për integrimin e të huajve, në fund iu dha dy fituesve nga Nicolas Rochat Fernandez, kryetar i jurisë, deputet dhe nënkryetar i dytë i Parlamentit të Kantonit Vaud, ndërsa dy fituesit ishin: Qendra socialkulturore e distriktit shkollor në Rolle për projektin e saj “Dallimi bën bukurinë e kësaj bote” kombinuar mënyra të ndryshme të të shprehurit në temën e racizmit dhe Shoqata “Couleur Respaix”- nga Kantoni Vaud, e cila drejton dhe menaxhon një ekip futbolli të përbërë nga lojtarë të mitur të azilkërkuesve të pashoqëruar.

Enti konsultativ kantonal i emigrantëve (CCIC) mbledh së bashku përfaqësues të komuniteteve migrante dhe komisioneve zvicerane të Kantonit të Vaudit.