Kosova
Sfidat e shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë
Shoqëria civile në Kosovë dhe ajo në Serbi kanë publikuar një hulumtim mbi sfidat e shqiptarëve e serbëve në vendet ku janë pakicë.
Qendra për Demokraci dhe Arsim nga Lugina e Bujanocit ka hartuar pjesë të raportit për jetën e shqiptarëve në Serbi dhe OJQ AKTIV në Mitrovicën e Veriut, pjesën për serbët në Kosovë.
Hulumtimi vë në pah se problemet kryesore për komunitetet kanë të bëjnë me mungesën e besimit në institucione. Kështu rrjedh që papunësia dhe ekonomia janë sfidë për shqiptarët në Luginë e serbët në Veri. “Ndërkaq sa i përket besimit nëpër institucione, qytetarët shqiptarë të Luginës, Qeverisë së Kosovës i besojnë 64.3% në krahasim me Qeverinë së Serbisë i besojnë 8.3%. Ndërsa serbët në veri Qeverisë së Kosovës i besojnë vetëm 1.2%, ndërsa asaj së Serbisë 21.8%, një disproporcion me shqiptarët në Luginë”, ka thënë Agon Islami, përfaqësues i organizatës në Bujanoc.
Ndërkohë, problemet theksohen edhe sa u përket dokumenteve e diplomave. “Sa u përket dokumenteve personale, shumica prej qytetarëve në jug kanë dokumente serbe, ndërsa një përqindje më e vogël kanë edhe dokumente serbe edhe kosovare. Janë disa problematika të përbashkëta që ballafaqohen shqiptarët e Luginës me serbët në veri. Nostrifikimi i diplomave ka qenë një problem dhe vazhdojmë të jenë problem. Që nga viti 2008, nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qytetarëve që jetojnë në Luginë, atyre që kanë kryer shkollimin e lartë në Kosovë, nuk iu kanë njohur diplomat”, është shprehur Miodrag Miliceviq.
Siguria paraqet problem, kryesisht kjo është e theksuar në veri të Kosovës, ku serbët nuk ndjehen të sigurt. Raporti po ashtu nxjerr se problem mbetet edhe mosbesimi në përfaqësuesitë politikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













