Kosova
Shaip Kamberi fiton numrin e votave për deputet në Kuvendin e Serbisë
Kamberi ka thënë për portalin serb Danas se, nga 705 votues sa kanë dalë në zgjedhjet e sotme, lista që udhëhiqet nga ai kanë votuar 698 persona
Kandidati i Koalicionit të Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi sot në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare.
Kamberi ka thënë për portalin serb Danas se, nga 705 votues sa kanë dalë në zgjedhjet e sotme, lista që udhëhiqet nga ai kanë votuar 698 persona, shkruan telegraf.com.
Kamberit iu nevojitën vetëm 610 vota për ta marrë edhe një mandat të deputetit.
Nga sonte po vazhdon afati për kundërshtime dhe ankesa në procedurën e votimit në vendvotimin numër 6, për shkak të së cilës po vonohet edhe konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














