Futboll
Shaqiri, Avdullahu dhe Ajeti me performancë të mirë në Bazel
Shaqiri, kryesori i asistimeve, Taulant Xhaka në bankën rezervë
Xherdan Shaqiri shënoi dy gola e tri asistime në xhiron e kaluar në Superligën e Zvicrës për Baselin, përcjell albinfo.ch.
33-vjeçari e vazhdoi formën e mirë edhe në xhiron e 12-të duke asistuar.
Por, Shaqiri dhe Baseli pësuan disfatë 3:2 në udhëtim te kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boysi.
Shaqiri asistoi për 3:2 në minutën e 89-të. Ai ka pesë asistime e dy gola të shënuar në fillim të kësaj kampanje.
Shaqiri e kompletoi ndeshjen te Baseli, kurse Leon Avdullahu luajti deri në minutën e 84-t. Albian Ajeti u inkuadrua nga minuta e 76-të, ndërsa Taulant Xhaka mbeti në bankën rezervë.
Kastriot Imeri tek Young Boysi luajti për afro një orë lojë. Baseli pas 12 ndeshjeve ka 19 pikë në vendin e katërt. Young Boysi në vendin e dhjetë ka 12 pikë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












