Futboll

Shaqiri i hesht kritikët

Ai është vlerësuar me notën 7 nga 10 sa është maksimumin për paraqitjen e fundit ndaj Torinos

Sulmuesi anësor shqiptar, Xherdan Shaqiri po vazhdon me paraqitje të mira për Liverpoolin.

Pas super golin ndaj Manchester United, Shaqiri asistoi në golin e tretë të skuadrës së tij në miqësoren e fituar 3:1 kundër Torinos në “Anfiled Road”, përcjell albinfo.ch.

Përveç saj ai bëri paraqitje bindëse në këtë ndeshje, që hyri në pjesën e dytë. “Liverpool Echo” e ka vlerësuar me notën 7 futbollistin shqiptar nga 10, sa është maksimumi.

“Charlie Adam, ki kujdes: Shaqiri gjithashtu tregoi vullnetin për të bashkëpunuar në mbrojtje”, ishte komenti për paraqitjen e Shaqirit.

Kjo i referohet Adam, i cili e kishte kritikuar se nuk ndihmon shumë në mbrojtje.

Më herët Shaqiri ishte kritikuar edhe nga vëllezërit Neville, megjithatë, përgjigja më e mirë e tij është në fushë.