Futboll

Shaqiri mund të largohet në verë nga Liverpooli

Ylli i futbollit shqiptar mund të largohet vetëm pas një viti në “Anfield Road”

Liverpooli do të luajë vetëm edhe një ndeshje në këtë edicion, por është më e rëndësishmja e sezonit.

“Të Kuqtë” janë kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të ballafaqohen me Tottenhamin, shkruan albinfo.ch.

Por, kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit e Xherdan Shaqirit në fanellën e Liverpoolit.

Ai u transferua një vit më parë nga Stoke City, megjithatë, nuk ka pasur shumë minuta, sidomos gjatë vitit 2019 dhe kjo mund të bëjë që të largohet, pas vetëm një vere nga Liverpooli.

Disa skuadra angleze kanë shprehur interesim për shërbimet e Shaqirit, i cili edhe pse e nisi shumë mirë me Liverpoolin, duket se aventura e tij në “Anfield Road”, do të përfundojë shumë shpejt.