Sport
Shaqiri, në biseda sekrete me Bajernin?
Shaqiri thuhet të ketë qenë së fundi në Munih, ku ka pasur takim sekret me shefin sportiv të Bajernit, Christian Nerlinger
Gazeta „Blick” në publikimin e saj të sotëm online shkruan lidhur me kalimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit në FC Bayern. Sipas kësaj gazete, me lojën e tij të shkëlqyeshme kundër Bajernit në shtator të këtij viti, Shaqiri ka ngjallur interesimin e madh të trajnerit të skuadrës së madhe gjermane, Louis Van Gaal.
Ai kishte bërë me atë rast një deklaratë mjaft kuptimplotë i pyetur rreth lojës së Shaqirit: “nëse unë them ndonjë gjë lidhur me lojën e tij, kjo kuptohet menjëherë sikur ne kemi interesim për të. Për këtë arsye do të jetë më mirë nëse hesht”.
Blick citon gazetën “sport.ch” sipas të cilës Xherdan Shaqiri ka udhëtuar së fundi për në Munih, ku ka pasur një takim sekret me shefin sportiv të Bajernit, Christian Nerlinger. Mbetet e hapur nëse ata kanë biseduar për detajet e ndonjë kontrate eventuale.
Sidoqoftë, shuma për të cilën Xherdan Shaqiri mund të linte FC Baselin (me të cilin e lidh kontrata deri në vitin 2014) mund të jetë në mes 10 dhe 15 milion franga, shkruan blick online. Përveç FC Bayern, për Shaqirin kanë shprehur interesim edhe klubet e mëdha si Tottenham, Dortmund, Liverpool dhe Juventus.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













